Receta e lehtë pranverore e Hawa Hassan
Dëshmia e fuqishme personale e aktivistes, autores dhe kuzhinieres së shfaqjeve televizive Hawa Hassan është një rrëfenjë e treguar shpesh. E lindur në Mogadishu, Somali, ajo kaloi një vit në një kamp refugjatësh të OKB-së në Kenia dhe në moshën shtatëvjeçare, udhëtoi e vetme për në Seattle në SHBA.
Megjithatë, frymëzimi që fshihet pas librit të saj më të shitur të gatimit In Bibi’s Kitchen nuk i ka rrënjët te trauma. Por ka të bëjë me gëzimet e kuzhinës së matriarkatit. Duke nderuar ‘bibis’ – pra, gjyshet – ajo përmban histori të lavdishme të familjes, dashurisë dhe recetave të gatuara në shtëpi që përfshijnë tetë vende afrikane: Eritrea, Somalia, Kenia, Tanzania, Mozambiku, Afrika e Jugut, Madagaskari dhe Komoret. Një triumf në një zhanër botues i kritikuar kryesisht për mungesën e perspektivave të ndryshme, nuk është çudi që Vogue e quajti atë “Libri më i rëndësishëm i gatimit të vitit 2020”.
Këtu keni recetën e thjeshtë pranverore e Hassan, të krijuar ekskluzivisht për Service95.
Sallatë me tranguj dhe mango | Për 4 persona
Frutat tropikale janë të shkëlqyera kur dëshironi diçka të freskët dhe krokante, megjithatë speci djegës e bën këtë sallatë të mos jetë shumë e ëmbël. Ajo shkon me mish pule, derri ose ushqime deti ose thjesht si një vakt i shpejtë dhe i lehtë.
Përbërësit
2 limonë jeshilë të shtrydhur
1/2 qepë të vogla të kuqe, të prera hollë
1 spec djegës jalapeno ose frenso, i prirë hollë
kripë kosher
2 mango të pjekura, të qëruara dhe të prera hollë
3 tranguj persian, të prera hollë në formë këndore
2 avokado të pjekur, në formë kubi
1/4 e gotës me vaj ulliri ekstra të virgjër
1/2 e gotës me gjethe të freskëta cilantro
Metoda
Në një enë të madhe, hidhni lëngun e limonit, qepën e kuqe dhe djegësin. Shtoni kripë dhe marinojeni për rreth 5 minuta Shtoni mango, tranguj dhe avokado dhe hidhni vaj ulliri. Përziejeni mirë. Hidhni cilantro. Shërbejeni menjëherë.
Hawa Hassan është kuzhiniere në shfaqje televizive, aktiviste, autore dhe themeluese e linjës së erëzave “BasBaas Sauce”. Ajo ka lindur në Somali, por jeton në Siatëll, SHBA.