5 destinacionet globale të Hanya Yanagihara
Autorja e librit më të shitur A Little Life përmend vendet e saj të preferuara për t’u vizituar në episodin e fundit të Dua Lipa: At Your Service – publikohet nesër, e premte data 18 mars.
- Il Pellicano në Porto Ercole, Itali – resorti klasik mesdhetar buzë plazhit. Ushqimi është i mahnitshëm dhe aty gjen një ndjesi shumë intime.
- Amanbagh në periferi të Jaipurit në Indi. Secila vilë ka pishinën e saj, dhe në pishinë ju afrohen majmunët të cilët përpiqen t’ju marrin ushqimin!
- Dar Ahlam në një oazë në shkretëtirë afër Ouarzazate, Marok Ndërsa ecni mbrëmjeve, zbuloni se darka është përgatitur për ju diku jashtë – ndonjëherë mbi çati ose në çandra prej mëndafshi në kopshte.
- Amansara në Siem Reap, afër tempullit “Angkor Wat”, Kamboxhia. Mund të zgjoheni në orën 04:00 dhe të shkoni të vizitoni tempullin – është diçka spektakolare.
- Fujiya Inn në Ginzan Onsen, një qytezë me ujëra termale natyrale në Japoni. E kaloni kohën duke u larë në ujëra të ndryshme; gjatë dimrit mund të shikoni flokët e dëborës që bien teksa bëni banjë.